Kryeministri Rama ka kujtuar një episod të kohës kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit të Elbasanit. Duke folur për universitetet private të hapura gjatë qeverisjes së shkuar, Rama tregoi historinë e një taksisti me master në drejtësi.
“Kur kam qenë kryetar bashkie, merrja një taksi dhe i thoja taksistit ec dhe vetëm fol. Nuk ka manyrë më të mirë për të mësuar se çfarë ndodh. Një natë më tha sot nuk të marr lekë se kam marrë masterin në drejtësi. “Si ia dole se gjithë natën rrugëve?”, i thashë. “Jam regjistruar në universitet dhe kam bërë një marrëveshje me pronarin që i çoj fëmijët në shkollë dhe gruan për shoping, në këmbim më dha masterin. Si thua ta bëj dhe doktoraturën”, më tha. Ky mund të jetë një nga ata të vetingut”, tha Rama.



