Ishte parashikuar të lëshoheshin në hapësirë në mars 2022, por mikrosatelitët Albania 1 dhe Albania 2 u ngritën nga Florida më 3 janar 2023.
Kryeministri Rama ka trumbetuar me forcë se hedhja në hapësirë e këtyre satelitëve, do të sigurojë të dhëna të plota për Shqipërinë.
Por për çfarë lloji satelitësh bëhet fjalë? MCN ka kontaktuar kompaninë fituese “Satellogic USA Inc.”, e krijuar në vitin 2010, e cila ka pohuar se Albania 1 dhe Albania 2 janë në fakt mikrosatelitë dhe peshojnë 38.5 kilogramë.



