Begaj, mesazh për zgjedhjet: Shit-blerja e votës dhe manipulimet janë të patolerueshme

Begaj, mesazh për zgjedhjet: Shit-blerja e votës dhe manipulimet janë të patolerueshme

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë sot një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe strukturave të angazhuara me zgjedhjet.

Kreu i shtetit thekson se një proces zgjedhor i drejtë e i paanshëm, i bazuar në kushtetutë e ligj, detyrim thelbësor ndaj vendit.

Ndër të tjera Presidenti shprehet se: “Shit-blerja e votës, keqpërdorimi i burimeve shtetërore janë të patolerueshme”, duke shtuar se: “Financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike, manipulimi zgjedhor janë të patolerueshme”.

Po ashtu kreu i shtetit u bëri thirrje partive politike që të mos denigrojnë njëri-tjetrin.

Media, aktor i rëndësishëm për garantimin e një proces sa më të lirë. Zgjedhjet, rol vendimtar për forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe anëtarësimin në BE. Tek unë do të gjeni dëgjuesin e vëmendshëm, tek Institucioni i Presidentit mbështetje të palëkundur. Në asnjë rrethanë nuk duhet të shtrembërohet dhe tjetërsohet vullneti dhe vota e lirë”, theksohet në deklaratë.

Presidenti Begaj shton se: “Çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet e dënohet!”, dhe se “Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por  janë për qytetarët shqiptarë, janë për Shqipërinë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy