Rusia ka kryer sulme masive ajrore mbrëmjen e së mërkurës në Kiev, duke shkaktuar të paktën 9 të vdekur dhe 63 të plagosur.
Mes të plagosurve janë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, ndërsa 38 persona janë shtruar në spital.
Ministria ruse e Mbrojtjes, e cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass, deklaroi mëngjesin e sotëm se 87 dronë ukrainas u kapën dhe u rrëzuan mbi rajonet ruse dhe Republikën e Krimesë mbrëmë.
Hiqni dorë nga Krimeja dhe pranoni pushtimin rus të 5 rajoneve lindore. Ky është pakti me të cilin Ukraina duhet të përballet mes rreshtave të udhërrëfyesit të hartuar nga administrata e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme me Rusinë pas më shumë se tre vjetësh.
“Ne duhet të arrijmë një marrëveshje me Zelensky për Ukrainën”, tha Donald Trump.
Ai shtoi se beson se ka arritur një “marrëveshje me Rusinë” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke deklaruar se tani duhet të marrë dritën jeshile nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Mendoj se kemi arritur një marrëveshje me Rusinë. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje me Zelensky, por deri më tani ka qenë më e vështirë.



