Neza: Ka rezistencë ndaj pushtetit të Ramës në Vlorë. Veliaj në kufijtë e përleshjes me kryeministrin, mund ta dëmtojë (VIDEO)

Neza: Ka rezistencë ndaj pushtetit të Ramës në Vlorë. Veliaj në kufijtë e përleshjes me kryeministrin, mund ta dëmtojë (VIDEO)

Analisti Sami Neza mendon që ka një rezistencë ndaj pushtetit të Ramës në Vlorë, ku sipas tij kryeministri mund të ketë përballë grupet e interesit. 

Duke folur në MCN Live Neza tha që Veliaj është në kufijtë e përleshjes dhe hakmarrjes me Ramën, dhe sipas tij nëse kryebashkiaku del nga paraburgimi më 8 korrik ka shanse të shkojë në zyrë. 

Neza shton se nëse Veliaj kthehet në punë armatoset me disa asete që mund të përpjekin të dëmtojnë Ramën dhe grupin e tij. 

Analisti vë në dukje se Rama ndodhet në një moment, ku për herë të parë në 12 vite qeverisje, e sheh veten pak të paqartë, të pastabilizuar në pushtetin e tij dhe ndoshta i rrezikuar nga këto lëvizje.

"Gjithë aktiviteti që kryeministri i vendit kryen në bashkitë e vendeve të ndryshme është një situatë anti-ligjore, jo kushtetuese. Ai s’ka asnjë lidhje me aplikimin e pushtetit nga zyrat vendore. Pushteti vendor, lokal, është autonom, është i ndarë nga pushteti qendror. Përfshirja e kryeminsitrit Rama është jo ligjore, jo kushtetuese, cenon pavarësinë e pushtetit vendor. Ajo që po ndodh në Tiranë dhe Vlorë, lidhet me nevojën për të ushtruar pushtet në dy bashkitë e mëdha, dhe lidhet me nevojën për të kontrolluar investimet dhe qarkullimin e madh të parave në këto dy bashki. 

Tjetra ka të bëjë me nevojën që kryeministri Rama ka për të demonstruar pushtet. Zakonisht ka nevojë për të demonstruar pushtet, kur shfaqet një rrezik diku. Në rastin e Tiranës është e kuptueshme. Është në kufijtë e përleshjes dhe hakmarrjes me kryebashkiakut në burg Veliaj dhe kryeministrit Rama. Shoh një nevojë të Ramës për të demonstruar pushtet edhe në Bashkinë Tiranë. Në 8 korrik ka një gjyq në Gjykatën e Lartë. 

Nëse ai del nga qelia, shanset janë që ai të shkojë në zyrë. Nëse Veliaj kthehet në punë armatoset me disa asete që mund të përpjekin të dëmtojnë Ramën dhe grupin e tij. Nëse qëndron në qeli s’ka asnjë armë tjetër, përvec denoncimit, me aq mundësi sa ka ta denoncojë. Rama ndodhet në një moment, ku ndoshta për herë të parë në 12 vite qeverisje, e sheh veten pak të paqartë, të pastabilizuar në pushtetin e tij dhe ndoshta të rrezikuar nga këto lëvizje.

 S’mund të them se është e njëjta pamje në Vlorë. Në Vlorë s’është aq e qartë përplasja. S’dihet kush ka më shumë pushtet, kryetari i bashkisë, grupet e biznesit, kryeministri. Cila është pala që kryeministri do t’i japë pushtet më shumë, por tregon që ka një rezistencë ndaj pushtetit të Ramës në Vlorë. Rama mund të ketë përballë grupet e interesit, që janë të paqarta. Fakti që ndodhin disa gjëra që mund të anashkaloheshin thjeshtë, si uji, ndotja mjedisore, investimet në turizëm, fusha e plehrave. Aq si i lexoj mungesë menaxhimi, edhe protestë e atyre që mund t’i menaxhojnë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy