Pezullim nga detyra për gjyqtarin Luan Daci, gjykata lë në fuqi vendimin e SPAK

Pezullim nga detyra për gjyqtarin Luan Daci, gjykata lë në fuqi vendimin e SPAK

Gjykata e Korrupsionit dhe Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e SPAK për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci. Avokatët mbrojtës, Jordan Daci dhe Andi Dura, thanë se do ta ankimojnë vendimin e SPAK, pasi ai nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Ai nuk ka asnjë lloj vepër penale. Nuk ka pasur dhe nuk ka masë në fuqi. Kemi kërkuar procesverbalin, që fatkeqësisht nuk ekziston. Problemi nuk ka të bëjë me faktin se çfarë unë pretendoj të jem, por me atë se çfarë të tjerët thonë se jam. Vendimin do ta anikojmë. Jemi besimplotë se keqkuptimet do të sheshohen”, thanë avokatët e gjyqtarit.

Luan Daci u pezullua nga SPAK me argumentin se ka kryer falsifikim dokumentesh. Por mbrojtësit e tij ligjorë pretendojnë se  pezullimi duhet të bëhet vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy