Izraeli rihapi të vetmin vendkalim në skajin verior të Rripit të Gazës për herë të parë që nga 7 tetori, duke lejuar kamionët e ndihmave të kalojnë nëpër pikën e kontrollit Erez pas thirrjeve të SHBA që të bëjë më shumë përpjekje për të sjellë ndihma në Rripin e Gazës.
Rihapja e kalimit të Erezit ka qenë prej muajsh një nga kërkesat kryesore të agjencive ndërkombëtare humanitare.
Pika e kontrollit u shkatërrua nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit.
Ushtria tha se rreth 30 kamionë që transportonin ushqime dhe furnizime mjekësore nga Jordania hynë përmes Erez të mërkurën, duke iu nënshtruar një kontrolli të kujdesshëm sigurie.



