Mehdi Mammadoy është një 25-vjeçar nga Azerbajxhani i vrarë në luftën me Armeninë për rajonin e Nagormo Karabak. Ushtari fatkeqësisht humbi jetën në luftë, por ky moment pati pasojë të rënda edhe për kushërirën e tij që më pas vrau veten. Kjo pasi 17-vjeçarja, e quajtur Melek, sipas BBC kishte qenë edhe e dashura e tij, me të cilën Mammadoy kishte bërë në plan të jetonte pas luftës.
Por pasi e kishte pritur për 14-15 ditë Melek kishte vendosur t’i jepte fund jetës. Ajo e kishte kuptuar se kushëriri i saj, por edhe i dashuri, ishte vrarë në luftë. Një shok i Mammadoy ka treguar se ai ishte një patriot dhe s’e askush nuk dinte asgjë për lidhjen me Melekun.
“Ai ka qenë një djalë partriot dhe ka dashur të luftoi për tokat tona. Ne nuk e dinim këtë fakt. Unë kam 23 vjet që jam shok me Mehdin, sepse jemi një moshë. Meleku ishte duke pritur për të, ajo besonte se ai ishte gjallë. Priti 13-14 dite për një lajm nga ai. Me mungon, jemi rritur bashkë. Ne shpesh e ndihmonim njëri-tjetrin. Është shumë e vështirë për ne humbja e tij”- ka treguar shoku i tij.
Mehdiu jetonte me nënën e tij, ndërsa ajo është shprehur gjithashtu se nuk ka qenë në dijeni për lidhjen me Melekun. Më tej ajo ka deklaruar se shumë nëna janë me lot në sy, për djemtë që i kanë në këtë luftë.
“Ne nuk dinim diçka për këtë. Ai e dashuronte atë, por ky ishte një sekret. Biri im dha jeten për rajonin Nagorni-Karabakut. Sigurisht ajo është pjesë e jona dhe ne e duam. Këtu ka shumë djem që do jepnin jetën për rajonin tonë, por shumë nëna janë me lot në sy për humbjet e tyre,”– ka deklaruar nëna e tij me lot në sy.
Lufta mes dy vendeve ka rifilluar më 27 shtator, për rajonin e Nagorno-Karabakut. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë pas fillimit të luftës, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar se është i sigurtë për të rimarrë kontrollin mbi rajon. Si pasojë e luftimeve të zhvilluara janë vrarë shumë persona, midis tyre dhe civil. Shumë vende i kanë bërë thirrje për të ndaluar dhe pas 3 armëpushimeve të shkelura një javë më parë është vendosur marrëveshja e fundit e ndërmjetësuar nga Moska dhe luftimet kanë përfunduar.



