
Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëron regjimin në Siri të mos provokojë një tragjedi tjetër njerëzore.
“Presidenti Bashar al Asad nuk duhet duhet të sulmojë provincën e Idlibit. Rusët dhe iranianët do të bënin një gabim të madh humanitar nëse marrin pjesë në këtë tragjedi njerëzore. Qindra mijëra njerëz mund të vriten. Nuk duhet ta lëmë këtë të ndodhë”, shkruan ai në Tuiter.
Rusia nga ana e saj ka ftuar Organizatën për Ndalimin e armëve kimike të vlerësojë raportimet për një përdorim të mundshëm provokues të armëve kimike në Idlib.



