Çfarë ndodh nëse Koreja e Veriut rrëzon një bombardues amerikan?

Çfarë ndodh nëse Koreja e Veriut rrëzon një bombardues amerikan?

Acarimi i deklaratave dhe përdorimi i termit “luftë” nga presidenti amerikan, Donald Trump, e ka shtuar frikën se mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut mund të ketë sulme. Koreja e Veriut së fundmi ka kërcënuar se do të rrëzojë çdo bombardues të tipit US B-1B Lancer, nëse hyn në hapësirën e saj atjore. Por kërcënime si këto janë të lehta për t’u thënë, por jo dhe aq të lehta për t’u bërë realitet.

Baza ushtarake e SHBA-ve është evendosur në ishullin Guam. Nga aty, avionët bombardues ngrihen dhe ndonjëherë lëshojnë ndonjë bombë testimi në afërsi të kufirit të Koresë së Veriut.

Por mbrojtja kundërajrore e kësaj të fundit është e tillë që nuk garanton kundërpërgjigjen e duhur. Ekspertët thonë se mbrojtësit kundërajorë të Koresë së Veriut janë prodhim i vjetër. Ata janë variante të xhetëve që prodhonte dikur Bashkimi Sovjetik si KM-06 tokë-ajër, që imiton sistemin Russia S-300.

Kapaciteti kundërajor i vendit komunist dobësohet akoma më shumë nëse bombarduesit fluturojnë mbi hapësira ujore.

Por Koreja e Veriut ka një avantazh: efektin surprizë.

Kur një mjet ushtarak fluturues hyn në hapësirën e tyre ajrore, menjëherë sistemi monitories jep alarmin. Kështu, një xhet koreanoverior mund të ngrihet menjëherë dhe të godasë nga afër bombarduesin amerikan, me shanse shumë të larta për ta rrëzuar. Ekspertët thonë se në një rast të tillë, avionët koreanoveriorë do të paguanin një çmim tepër të lartë, pasi bombarduesit amerikanë nuk fluturojnë vetëm, por në grup. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy