Herman Cain, CEO i një kompanie picash dhe një ish-republikan që kandidoi për president të Amerikës në vitin 2012, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Ai u shtrua në spital në fillim të këtij muaji kur u diagnostikua me COVID-19, ndërsa fatkeqësisht 74-vjeçari s’e fitoi luftën.
"Herman Cain, shefi ynë, miku ynë, si baba për shumë prej nesh, ka ndërruar jetë,"- thuhet në një mesazh të postuar në faqen e tij zyrtare. Ai ishte një përkrahës i presidentit aktual Donald Trump, ndërsa është i pari zyrtar me profil kaq të lartë që ndërron jetë.
Por kush ishte Hermain Cain?
Ai kishte lindur në Tenesi nga një baba me profesion portier dhe një mama pastruese. Cain vazhdoi të studiojë për një diplomë në matematikë dhe një master në informatikë.
Ai punoi disa kohë si ministër, modetar i një reality shoë dhe së fundmi si biznesmen. Në fillim figura e tij ishte shumë popullore por ra ndjeshëm kur u akuzua për ngacmim seksual.
Megjithëse i mohoi akuzat, popullariteti i tij ra shpejt dhe ai pezulloi fushatën për president në vitin 2012. Mitt Romney më vonë u bë kandidat i republikanëve në një garë të pasuksesshme kundër ish-presidentit Barack Obama për një mandat të dytë.



