
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca nga studio e ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV teksa ka komentuar lidhur me krimin që tronditi mbarë opinionin publik ku një fëmijë 8-vjeçar u masakrua deri në vdekje u shpreh se nëse nuk bëjmë asnjë program për rehabilitimin e personave me probleme nuk do të kemi një rezultat të lavdërueshëm.
Problematika të tilla kanë ndodhur në botë dhe do të ndodhin ne duhet të kemi një qasje që të dënojë autorin dhe të bëjë të mundur që ngjarje të tilla të mos ndodhin më. Sa bëjmë ne për shoqërinë me probleme në ngjarje të tilla? E lënë në mëshirë të fatit. Nëse nuk bëjmë asnjë program për rehabilitimin e këtyre personave nuk do kemi një rezultat të pritshëm apo lavdërueshëm.



