Arritje historike për Shqipërinë/ Peshëngritësja Evangjeli Veli, kampione Europe në dygarësh

Arritje historike për Shqipërinë/ Peshëngritësja Evangjeli Veli, kampione Europe në dygarësh

Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli ka shkruar historinë ditën e sotme, teksa është shpallur kampione Europe në dygarësh, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Tiranë, diçka që më parë nuk ishte arritur nga askush për Shqipërinë.

Në dy garësh, Veli ngriti 208 kg, duke marrë kështu medalje të artë, e cila është historike për vendin tonë.

Peshëngritësja shqiptare, në stilin e shtytjes mori medaljen e argjendtë për peshën 55kg për femra, pasi ngriti të njëjtën peshë sa ukrainasja Kamila Kontop.

Veli ngriti 108 kg në provën e saj të parë në stilin e shtytjes, ndërsa në provën e dytë peshëngritësja shqiptare ngriti 111 kg dhe konsolidoi pozitat e saj në krye të renditjes. Edhe në këtë stil vazhdon rivaliteti me ukrainasen Kamila Konotop (113 kg) dhe belgen Nina Sterck 111 kg.

Evangjeli Veli tentoi 113 kg në provën e tretë, për të ruajtur medaljen e artë në dygarësh. Peshëngritësja shqiptare merr medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes sepse Konotop ngriti e para peshën 113 kg, por shpallet kampione Europe në dygarësh me 208 kg.

Më herët, Veli, u shpall kampione Europe në stilin e shkëputjes për peshën deri në 55 kg, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Veli, ia doli të kalojë me sukses të treja provat, me 91, 93 dhe 95 kilogramë. Me realizimin e tre provave me sukses, peshëngritësja shqiptare, mori vendin e parë në podium, duke u shpallur Kampione Europe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy