Programi për agroturizmin, Ceko: I vështirë zbatimi, një punonjës administrate korruptohet me 100 euro

Programi për agroturizmin, Ceko: I vështirë zbatimi, një punonjës administrate korruptohet me 100 euro

Pak ditë më parë, kryeministri Rama deklaroi se qeveria do të lançojë së shpejti një paketë financimi me kredi dhe grante për agroturizmin. Enriko Ceko, ekspert ekonomie dhe bujqësie, thotë se Shqipëria nuk i ka kapacitetet për ta zbatuar një program të tillë.

Kush na garanton se do zbatohet programi? Duhen kapacitete. A janë të kualifikuar për këtë? Me sa euro korruptohet një punonjës i administratës? Me 100 euro është gati të bëjë çdo gjë. Me këta njerëz nuk mund të zbatohet programi.

Ka disa mënyra për të marrë fonde. Janë Banka Botërore, BERZH, institucionet ndërkombëtare për zhvillim bujqësor. BE ka paketën e integrimit që nuk ka lidhje me IPARD-in. Nëse ti nuk bashkëpunon në këtë investim, ai nuk futet fare.

Ka mungesë transparence në proceset e aplikimit. Kjo e bën edhe aplikuesin të tërhiqet.

Ceko shtoi se krahas korrupsionit, pengesë mbetet edhe mungesa e ekspertëve.

Kam qenë auditor në një projekt për të cilin nuk firmosa në fund. Ishte një projekt për një urë që bashkonte parcelat. Dikush e kishte ndërtuar urën në një vend që nuk kishte nevojë për urë fare. Ku qëndron problemi?

Unë si donator i huaj nuk gjej mbështetje nga institucionet. Shkoj te ai vendi ku dua të bëj ndihmën. Korrupsioni nuk është çështje shqiptare. Korrupsioni është i importuar.

Që të funksionojë duhen ekspertët më të mirë. Ferma shqiptare është fermë e vogël, po kjo nuk është gjë e keqe. Femr atë vogla ka Japonia, Izraeli, Holanda. Problemi i fermave shqiptare është se edhe pse janë të vogla, i kanë sipërfaqet të shpërndara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy