Moti i kthjellët por i ftohtë do të jetë dominues në të gjithë territorin e vendit gjatë orëve të paradites.
Gjatë pasdites, parashikohen kalime vranësirash të lehta nëpër territor, më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore. E njëjta situatë e motit do të në shoqerojë dhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi lindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 - 2 ballë.



