Dy të vdekur dhe 30 të zhdukur pas mbytjes së anijes me emigrantë pranë Lampedusas

Dy të vdekur dhe 30 të zhdukur pas mbytjes së anijes me emigrantë pranë Lampedusas

Dy persona humbën jetën dhe rreth 30 të tjerë u zhdukën në det pas mbytjes së dy anijeve me emigrantë në ishullin jugor italian të Lampedusas, tha Roja Bregdetare të dielën, duke shtuar se 57 persona ishin shpëtuar.

Në një operacion të veçantë, 34 emigrantë u transportuan me helikopter nga Lampedusa, ku ishin bllokuar që nga e premtja, tha Shërbimi Italian i Shpëtimit.

"Një fëmijë dhe dy gra shtatzëna ishin mes personave në anije", thuhet në njoftim. 

Italia po përjeton një rritje të migracionit detar, me pothuajse 92,000 mbërritje deri më tani këtë vit, bën me dije Ministria e Brendshme.

Ndërkaq në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ishin regjistruar 43, 000 emigrantë të mbërritur në Itali përmes detit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy