
Pas sulmit të paprecedentë iranian ndaj Izraelit mbrëmjen e së shtunës, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili shprehet se Shqipëria mbështet përpjekjen e aleatëve kundër përshkallëzimit të situatës.
Ai tha se Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza.
Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme.
Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit.
Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi.



