Doechii shpallet "Gruaja e Vitit 2025" nga Billboard

Doechii shpallet "Gruaja e Vitit 2025" nga Billboard

Reperja Doechii është shpallur "Gruaja e Vitit 2025" nga Billboard dhe do të nderohet në një event që do të zhvillohet në fund të këtij muaji, sipas njoftimit të publikuar të hënën.

Një emër i ri në zhanerin e repit, Doechii ka fituar shumë popullaritet me hitet e saj virale "No Scrubs" dhe "Denial is a River", të cilat arritën kulmin në vendin e 21-të në klasifikimin Hot 100.

Në janar, ajo fitoi Grammy-n e saj të parë për albumin e vitit 2024, "Alligator Bites Never Heal", në kategorinë e albumit më të mirë rap, duke u bërë gruaja e tretë në historinë e çmimeve që fiton këtë çmim. (Po ashtu, ajo kishte marrë nominime për artistin më të mirë të ri dhe performancën më të mirë të repit.) Po atë natë, Doechii bëri debutimin e saj në skenën e Grammys me një performancë energjike të këngëve "Denial is a River" dhe "Catfish".

Artistja e lindur në Tampa ka patur pesë këngë që janë renditur në Billboard Hot 100, përfshirë "Balloon" dhe "ExtraL", bashkëpunimet e saj me Tyler the Creator dhe Jennie.

Në vitin 2023, Doechii u nderua nga Billboard me çmimin "Music Rising Star". Ajo është gruaja e tretë që fiton çmimin "Gruaja e Vitit" nga Billboard, pas Lady Gaga dhe Ariana Grande.

Kryeredaktorja e Billboard, Hannah Karp, e vlerësoi Doechii për "tekstet e saj të drejtpërdrejta, tingullin unik, stilin dhe shpirtin e pazëvendësueshëm".

Gjatë eventit "Billboard’s 2025 Women in Music", ku Doechii do të nderohet, do të shpërndahen edhe çmime të tjera. Jennie do të marrë çmimin e autores së vitit, Erykah Badu do të nderohet me çmimin e zbulimit dhe këngëtarja pop Meghan Trainor do të marrë çmimin për krijuesin e hiteve. Ángela Aguilar, aespa, GloRilla, Gracie Abrams, Megan Moroney, Muni Long dhe Tyla do të performojnë gjatë mbrëmjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy