
Instituti i Shëndetit Publik ka miratuar protokollin mbi masat anti-Covid që do të zbatohen gjatë procesit të votimit të dielën e 25 prillit. Në dokumentin e siguruar nga MCN, janë përcaktuar detyrat e komisionerëve dhe vëzhguesve për zbatimin e këtyre masae, ndërsa në çdo rast maska dhe distanca do të jenë të detyrueshme.



