Zululand - Hafizi: Nuk e kam zhgënjyer Ramën për mbështetjen që i kam dhënë Blushit

Zululand - Hafizi: Nuk e kam zhgënjyer Ramën për mbështetjen që i kam dhënë Blushit

Kongresi i Partisë Socialiste dhe kandidimi i Ben Blushit për postin e Kryetarit të PS-së kanë qenë në fokus të Zululand këtë të mërkurë.

 

Deputetja e qarkut Shkodër, Mimoza Hafizi, e cila i ka dalë në krah Ben Blushit, që aspiron për të qenë kandidat për kreun e PS-së ishte e ftuara e Mustafa Nanos. Në studion e Zululand ajo pranoi se Kryetarit të PS-së i ka mbaruar mandati dhe se zgjedhjet duhet të zhvillohen në një garë reale.

 

“Ne duhet të veprojmë sipas këtij statuti që kemi miratuar bashkarisht dhe në momentin kur zgjidhet kryetari i ri, mund të shtrohet kjo çështje, e cila është një nga sfidat e Partisë Socialiste në qeverisje.

Une mendoj se një kryetar partie duhet të zgjidhet, panvarësisht nëse është në pushtet apo në opozitë, sepse vetë zgjedhja në parti është një besim që i jepet kryetarit”, tha Hafizi për Mustafa Nanon.

 

Edhe pse i ka dalë kundër Kryeministri Rama, ajo mendon se nuk ka zhgënjyer kreun e mazhorancës për mbështetjen që i ka dhënë rivalit të tij, Ben Blushit për ambicien e shfaqur.

 

E pyetur nga Mustafa Nano, nëse Parlamenti është në një nivel të pranueshëm intelektualësh, Hafizi tha se në këtë legjislaturë ka shumë deputetë të cilët nuk duhet të ishin, ashtu sikurse nuk duhet të jenë as disa recitues politik.  

 

Hafizi është ndër të vetmet deputete e cila ka përqafuar alternativën Blushi, se në Partinë Socialsite duhet të bëhen zgjedhje për kryetar partie. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy