Bilardo në MCN TV/ Pano flet për pasionet e panjohura: Çfarë më mësoi boksi, ju rrëfej takimin me Holyfield në SHBA

Bilardo në MCN TV/ Pano flet për pasionet e panjohura: Çfarë më mësoi boksi, ju rrëfej takimin me Holyfield në SHBA

Pastori Akil Pano foli në emisionin “Bilardo” edhe për pasionet e tij të panjohura që lidhen me boksin, peshëngritjen dhe muzikën. Pano tha se në boks mësoi artin e vetëpërmbajtjes dhe të qenit i arsyeshëm.

I madhi Ahmet Golemi... Duke qenë se pata fatin të isha nxënës i tij dhe sportist i tij, ai na mësonte se boksi ka të bëjë me vetëpërmbajtjen, unë këtë nuk e kuptoja. Ka të bëjë me të qenit i ftohtë në ring. I gjithë arti i të ndeshurit në ring lidhet me vetëpërmbajtjen, me të qenurit i arsyeshëm. Të mirëmenaxhosh forcat e mbetura. Boksierët kampionë që t’i shikon nuk janë të dhunshëm. Janë në gjendje të luajnë. ‘Rocky 1’ ka qenë heroi i ditëve tona. Por s’është boksi siç e shikon te filmi i Rocky-t!”.

Ndër të tjera ai rrëfeu takimin rastësor me boksierin e madh Holyfield në SHBA.

E di që e takova Holyfield në SHBA. Ishte mëngjesi i lutjes. Fiton në boks dhe në çdo sport tjetër ai që është më i vetpërmbajtur dhe përfiton nga gabimet e tjetrit. I kushtoi rrugaçëria Tajsonit. Në fund të ditës idealizojmë sportistët dhe heronjtë si njerëz të përsosur. Edhe Tajsoni ka pasur ndeshje që i ka humbur ndeshje në mënyrë dramatike dhe i ka kushtuar një gabim”.

Pano tha se në rininë e tij të hershme është marrë edhe me firzamonik dhe piano, kur ka qenë në shtëpi pioneri te ish-Kisha Katolike që ndodhej dikur te gjimnazi “Partizani”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy