
Hong Kong ka njoftuar se i ka kërkuar AstraZeneca të pezullojë shpërndarjen e vaksinës së saj anti-Covid-19 mes frikës së efekteve anësore serioze dhe shqetësimeve në lidhje me efektivitetin e saj kundër varianteve të reja të koronavirusit.
“Ne besojmë se nuk është e nevojshme që AstraZeneca të mbërrijë këtë vit. Ne duam të shmangim dozat e panevojshme", tha kreu i shëndetësisë Sophia Chan.
Hong Kong tashmë ka siguruar një vaksinë për 7.5 milion banorët e tij duke nënshkruar marrëveshje me BioNTech / Pfizer dhe Sinovac të Kinës.
Megjithatë, fushata po përparon ngadalë dhe vetëm 529,000 njerëz janë vaksinuar deri më tani.
Një nga vendet e para në botë pas Kinës që u prek nga koronavirusi, falë masave të rrepta të distancimit dhe përdorimit të maskave në ish koloninë britanike kishte vetëm 11,000 raste dhe 205 vdekje.



