
Duke filluar nga ora 14:00, do të luhet sfida mes Egnatias dhe Dinamo City, e vlefshme për javën e tetë në Superiore.
Ndeshja do të luhet në stadiumin e Rrogozhinës, në “Egnatia Arena” dhe do të transmetohet në ekranin e MCN 24.
Pak minuta para fillimit të sfidës, dy trajnerët, kanë zbuluar edhe titullarët për këtë përballje.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Musta, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Spahiu, Isgandarli, Paulauskas.
DINAMO: Rexhepi, Marku, Mesa, Behiratçe, Allmuça, P. Bardhi, Krasniqi, Lorran, Prodani, Denison, Kaçorri.



