Ja si ka përfunduar anija gjigande “Costa Concordia” që i mori jetën 32 personave (FOTO)

Ja si ka përfunduar anija gjigande “Costa Concordia” që i mori jetën 32 personave (FOTO)

Kur kanë kaluar pothuajse 5 vjet nga dita kur anija italiane “Costa Concordia” u përmbys, duke u marrë jetën 32 personave, askush nuk e di çfarë u bë më pas me të.

Anija e cila kishte në bordin e saj 4.252 persona pjesa më e madhe turist, pati një fund tragjik në janar 2012 kur ajo u përplas me një shkëmb nënujor pranë ishullit Xhilios, në Toskana. Tashmë, gjysmë dekade pas tragjedisë, anija e përmasave të mëdha po çmontohet në portin e Xhenovas.

Ajo peshon 144,500 ton dhe nuk ka më hijeshinë e dikurshme gjatë lundrimeve. Brenda pak kohësh, gjithçka do të jetë skrap. Kapiteni i anijes, Françesko Sketino, është dënuar me 16 vjet burg për manovrën e papërshtatshme që çoi në përplasjen me shkëmbin dhe përmbysjen e anijes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy