PE kërkon kontroll strikt për kompanitë Google dhe Facebook

PE kërkon kontroll strikt për kompanitë Google dhe Facebook

Parlamenti Europian votoi për një kontroll më strikt të gjigantëve digjitalë si Google apo Facebook duke nxitur pushtetin ekzekutiv të BE-së për më shumë vendosmëri në projektin e legjislacionit të ri, që pritet në dhjetor.

Tre tekste bashkuan shumicën e eurodeputetëve për të mbikëqyrur më mirë platformat e mëdha.

Debati u mbajt ndërsa rrjetet sociale, të përdorura për të publikuar mesazhe urrejtjeje, u veçuan në Francë për rolin në vrasjen e profesorit Samuel Paty.

Autoritetet amerikane ndërmorën një veprim juridik kundër Google për abuzime të qëndrimit dominues, shenjë e një mosbesimi në rritje ndaj gjigantëve të teknologjisë.

“Europa ka bërë më shumë se çdo kontinent tjetër për të rregulluar botën digjitale. Por, edhe këtu ajo është ende larg far west-it. Ne nuk luftojmë aktivitetet e paligjshme në internet me të njëjtën ashpërsi si në botën reale”, denoncoi deputeti europian, Kris Peeters (Kristian-demokrat, EPP).

Komisioni Europian po punon për një legjislacion (“Digital Services Act” dhe “Digital Market Act”) që synon të frenojë gjuhën e urrejtjes ose dezinformimin në internet, të vendosë rregulla transparence dhe përgjegjësie në platformat kryesore të strukturimit dhe të pajisë  Europën me mjete të reja të konkurrencës për të shmangur abuzimet me një pozitë dominuese në ekonominë digjitale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy