Polonia arreston drejtorin e shitjeve të Huawei me akuzën e spiunazhit

Polonia arreston drejtorin e shitjeve të Huawei me akuzën e spiunazhit

Shërbimet e sigurimit të Polonisë thonë se një biznesmen kinez dhe një burrë polak, të dy të punësuar në kompani telekomi, janë arrestuar me akuzat e spiunazhit.

Shtetasi kinez, i quajtur si Weijing W, punoi për një kompani kineze në Poloni, thanë shërbimet e sigurisë. Raportet e medias thonë se kjo është Huawei.

Huawei i tha BBC-së se ishte në dijeni të situatës dhe po priste të mbidhte informacione.

Kompania e teknologjisë ka qenë një pikë qendrore e vëzhgimit ndërkombëtar, me disa vende që ngrenë shqetësime të sigurisë.

Shefja e financës Meng Wanzhou, vajza e themeluesit, u arrestua në Kanada muajin e kaluar dhe u përball me ekstradimin në SHBA, me akuzat për shkelje të sanksioneve të Iranit.

Polonia ka arrestuar një drejtor shitjesh të gjigantit të telekomit kinez Huawei lidhur me akuzat e bashkëpunimit me shërbimet e inteligjencës të Pekinit. Huawei po përballet me akuza të rënda të spiunimit nga SHBA dhe aleatët e saj.

Së bashku me shtetasin kinez, emri i të cilit është raportuar si Weijinga W, shërbimi policor i kundërzbulimit, Agjencia e Sigurisë së Brendshme (ABW), arrestoi gjithashtu polakun, Piotr D, ish-punonjës i ABW, transmeton transmetuesi polak TVP. 

Të dy individët u arrestuan në Poloni të martën pas një hetimi të gjatë, tha një zëdhënës i shërbimeve të sigurisë i tha BBC.

Televizioni polak raporton se Piotr D u largua nga agjencia e sigurimit të brendshëm të Polonisë (ABW) pas akuzave për korrupsion, por asnjëherë nuk u akuzua zyrtarisht.

Të enjten, një gjykatë e Varshavës ra dakord për kërkesat e prokurorëve për të arrestuar burrat për tre muaj. Nëse shpallen fajtorë për spiunazh, ata përballen me burgim deri në 10 vjet.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha në një deklaratë se ishte "shumë e shqetësuar" për arrestimet.

SHBA ka qenë duke goditur produktet Huawei, duke e akuzuar kompaninë për futjen e përgjuesve të  spiunimit në telefonat e saj. Së bashku me shumicën e aleatëve të saj në grupin “Five Eyes” – Kanada, Zelanda e Re, Australia dhe Britania e Madhe, ka ndaluar Huawei të ndihmojë në ndërtimin e rrjeteve 5G.

Logo Huawei

Vitin e kaluar, Orange Polska punoi me Huawei për të krijuar rrjetet e reja të gjeneratës 5G në Poloni.

Në një deklaratë, Huawei tha se "përputhet me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi në vendet ku vepron, dhe ne kërkojmë që çdo punonjës të respektojë ligjet dhe rregulloret në vendet ku ato janë të bazuara".

Orange tha në një deklaratë se shërbimet polake të sigurimit kishin mbledhur materiale në lidhje me një punonjës, por nuk e dinte nëse hetimi ishte i lidhur me punën profesionale të punonjësit.

Stanislaw Zaryn, një zëdhënës i shërbimeve të sigurimit të Polonisë, i tha BBC se të dyja shtëpitë e burrave ishin kontrolluar gjithashtu gjatë hetimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy