Polici Enea Mekolli u vra në aksion, Kryepolici Hita i dorëzon familjes medaljen e mirënjohjes

Polici Enea Mekolli u vra në aksion, Kryepolici Hita i dorëzon familjes medaljen e mirënjohjes

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, zhvilloi një vizitë në familjen e Dëshmorit të Atdheut, Inspektor Enea Mekolli, me rastin e ditëlindjes së djalit të tij.

 

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i dorëzoi familjes së Dëshmorit medaljen e mirënjohjes së akorduar për Inspektorin Enea Mekolli për aktin e tij sublim në krye të detyrës, dokumentacionin që njeh djalin e tij me statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, si dhe një çek simbolik në vlerën 7 milionë lekë të rinj, kontribut i punonjësve të Policisë së Shtetit në shenjë solidariteti.

 

E di që asnjë fjalë dhe asnjë mbështetje nuk mund ta zëvendësojë Enean. Unë nuk jua kthej dot Enean tonë, por dua t’ju siguroj se nuk do të jeni kurrë vetëm. Policia e Shtetit, çdo punonjës policie, Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare do të jenë gjithmonë pranë jush.

 

May be an image of one or more people and text

 

Ai theksoi gjithashtu se kujdesi për familjen e Dëshmorit është një detyrim moral dhe institucional.

 

Ky është një kontribut i mbledhur me zemër nga punonjësit e Policisë së Shtetit, si një shenjë respekti, mirënjohjeje dhe solidariteti për sakrificën sublime të Eneas.

 

Drejtori i Përgjithshëm shtoi se djali i Dëshmorit do të përfitojë deri në përfundimin e arsimit të lartë të gjitha të drejtat që parashikon ligji, përfshirë mbështetje financiare, arsim dhe shërbim shëndetësor falas.

 

Ne kemi detyrimin moral dhe institucional të kujdesemi për familjen e tij dhe këtë detyrim do ta përmbushim me përgjegjësi dhe përkushtim.

 

Familjarët e Dëshmorit, mes dhimbjes dhe krenarisë, shprehën mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Policisë së Shtetit që nga dita e rënies në detyrë të Inspektorit Enea Mekolli, si dhe falënderuan të gjithë punonjësit për solidaritetin e treguar ndaj familjes së tyre.

 

No photo description available.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy