Fermerët përplasen me policinë në Bruksel: Ulni kostot, zbatoni marrëveshjen e tregtisë së lirë

Fermerët përplasen me policinë në Bruksel: Ulni kostot, zbatoni marrëveshjen e tregtisë së lirë

Brukseli është kthyer në arenën e përplasjes së fermerëve nga e gjithë Europa dhe forcave të policisë.

Të zemëruar nga mosplotësimi i kërkesave të tyre për uljen e kostove të prodhimit dhe zbatimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë fermerët pasi bllokuan rrugën kryesore të Brukselit me rreth 1 mijë traktorë u vunë flakën gomave dhe kazanëve të mbeturinave.

Pas krijimit të një situate të tille e menjëhershme ka qenë edhe ndërhyrja e forcave të policisë të cilët përmes ujit dhe gazit lotsjellës u përpoqën për shpërndarjen e protestuesve.

Morgan Only një nga koordinatorët e tubimit deklaroi se logjika neoliberale e ligjvënësve evropiane i ka ekspozuar fermerët përballë kostove shumë të larta të prodhimit.

Ne duam çmime dysheme, çmime që mbulojnë kostot tona të prodhimit, në mënyrë që të mund të jetojmë nga tregtia jonë. Ne po u kërkojmë ligjvënësve tanë që në politikat bujqësore të marrin ne konsideratë kostot tona të prodhimit të cilat nuk mund të jenë më të larta se çmimet e prodhimeve tona. Spanja e ka bërë këtë. Pse ne nuk mund ta bëjmë?”.

Protesta e mbajtur në rrugën Rue de la Roi që lidh institucionet e Bashkimit Evropian me zonat e tjera të Brukselit ishte e mirë menduar pasi aty po mbahej edhe një takim i ministrave të bujqësisë te bllokut të cilët po diskutonin për Politiken e Përbashkët Bujqësore dhe reduktimin e burokracive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy