Brazili kap shifrën e 300 mijë viktimave, shteti më i goditur pas Amerikës

Brazili kap shifrën e 300 mijë viktimave, shteti më i goditur pas Amerikës

Brazili është bërë vendi i dytë më me shumë viktima në botë për shkak të koronavirusit, pasi së fundmi ka kapur shifrën e 300 mijëve. Sakaq spitalet janë në prag kolapsi pavarësisht se autoritetet po përpiqen të parandalojnë përhapjen.

Shumë nga spitalet kanë bërë me dije se po u mbarojnë shtretërit e ICU-së dhe barnat e nevojshme për të trajtuar pacientë  që ndodhen në gjendje të rëndë.

Nga ana tjetër presidenti Jair Bolsonaro tha se dëmi që i është bërë ekonomisë mund të sjellë kufizime dhe vështirësi në parandalimin e pandemisë.

Përkeqësimi i situatës epidemiologjike në Brazil sipas mjekësve vjen edhe për shkak të përhapje së varianteve të reja të cilat kanë një transmetueshmëri të shpejtë. Para Brazilit për numër viktimash është vetëm Amerika.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy