
Në kryeqytetin indian Nju Delhi, të martën u regjistrua një temperaturë rekord prej 49.9°C.
Kjo është bërë e ditur nga zyra meteorologjike, Shërbimet Meteorologjike Indiane, e cila raporton “valë të forta të të nxehtit” dhe temperatura rekord në dy stacione në periferi të qytetit, Narela dhe Mungeshpur.
Sot sipas meteorologëve priten temperatura të ngjashme.

Në maj 2022 në disa lagje të kryeqytetit u regjistruan 49.2°C.
Temperaturat përvëluese janë të zakonshme në Indi gjatë verës, por studiuesit thonë se ndryshimi i klimës po çon në valë të nxehta më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive.
Autoritetet në Nju Delhi kanë paralajmëruar rrezikun e mungesës së ujit pasi në periudhën e vapës. Tashmë në disa vende ka pasur ndërprerje të furnizimit.



