Hyseni: Qëllimi i Serbisë është të krijojë destabilitet në Kosovë, LVV e vendosur kundër asosacionit (VIDEO)

Hyseni: Qëllimi i Serbisë është të krijojë destabilitet në Kosovë, LVV e vendosur kundër asosacionit (VIDEO)

Deputetja e LVV, Arbëreshë Kryeziu Hyseni në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me zbulimin e tre laboratorëve të drogës një ditë më parë në Kosovë. Ajo tha se kjo tregon se krimi i organizuar vijon të jetë prezencë në veri të Kosovës dhe se bandat në këtë pjesë të vendit janë të dirigjuara nga Beogradi dhe Vuçiç.

E kemi parë që njoftimi i krimit të organizuar në pjesën veriore ka vazhduar me rast janë zbuluar disa laboratorë droge dhe në të njëjtën kohë janë arrestuar dhe pronarët e tyre. Ka pasur dhe të atillë që kanë sulmuar policinë e Kosovës, persona që kanë lidhje kryesisht me Vuçiç dhe marrin urdhra nga Beogradi për të destabilizuar situatën në veri të Kosovës. Ky është një tjetër tregim se krimi aty vazhdon, por policia e Kosovës vazhdon aksionet e vazhdueshme për ta luftuar atë. Bandat në veri të Kosovës janë të dirigjuara nga qeveria Beogradit. Nuk do dëshiroja të flisja me emra, por jemi të vetëdijshëm se punojnë nën urdhrat e Vuçiç dhe besoj se dita ditës ky qëllim i tyre po shkon duke u zbehur falë forcave tona të qeverisë që janë në gatishmëri për ta penguar këtë gjë.

E pyetur nëse ka akuza zyrtare në prokurori për zyrtarë të Listës Serbe për lidhje me këto laboratorë, deputetja Hyseni tha se ne e dimë që rasti ka ndodhur dje, janë arrestuar dy pronarët të laboratorëve, për njërin është bërë e ditur për lidhjen që ai ka me persona të caktuar dhe mbetet për tu parë se me cilët janë lidhjet dhe ata të marrin dënimet e duhura por kjo është punë e prokurorisë.

Besoj se këtë mund ta vërtetojnë organet e drejtësisë porse kemi struktura paralele dhe kriminale që funksionojnë në veri të Kosovës dhe kemi bërë thirrje për tërheqje sepse çdo përpjekje për destabilizim do të ketë gatishmëri nga forcat e policisë kosovare për ta penguar këtë gjë. Ne jemi duke bërë përpjekjet tona maksimale që të largojmë këto struktura që mbizotërojnë në veri të Kosovës dhe kjo tregon më së miri qëllimin e Serbisë, Beogradit, që të krijojë situata jo të favorshme për qytetarët që jetojnë në atë pjesë atje. Besoj se organet e rendit dhe drejtësisë do të merren me një angazhim maksimal për të zbuluar me emër dhe mbiemër se kush fshihet pas këtyre veprimtarive kriminale dhe të dënohen.

Ndërsa lidhur me asosacionin, ajo bëri të ditur se Lëvuizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar atë që në fillim dhe se këtë qëndrim do vazhdojnë të mbajnë.

Është e vërtetë se qëkur ka nisur diskutimi për asosacionin, vetëvendosje e ka kundërshtuar atë në vazhdimësi dhe sot pas 10 vitesh kemi të njëjtin qëndrim. Qëndrimi jonë vazhdon të mbetet i njëjtë, dhe këtë e kemi treguar çdoherë përpara palës që qëndron para nesh. Ne jemi kategorikisht kundër që një gjë e tillë të ndodhë në Kosovë. Sa i përket planit franko-gjerman është e vërtetë që e kemi pranuar në parim kur ai u prezantua sepse është një bazë e mirë për krijimin e një dialogu, por kemi dyshimet tona por sa i përket asosacionit ne do vazhdojmë të mbajmë qëndrimin tonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy