
Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku Sokol Halili ka vrarë gruan e tij shtatzënë para maternitetit. Gazetarja Albionë Zhitia thekson për MCN Live se vrasja e 35-vjeçares Hamide Magashit, tregon dështim të shtetit dhe institucioneve.
Ajo vë në dukje se rrethanat tregojnë se krimi ka qenë i paramenduar, pasi viktima ka pasur urdhër mbrojtje. Zhitia zbulon se Policia ka qenë vetëm disa metra larg spitalit dhe ka pasur mundësi të ndërhynte.
Gazetarja thotë se ka vend për kritika për mos reagimin e stafit mjekësor, ku së paku mund të shpëtohej bebja.
Të dy kanë qenë në proces divorci, ka sulmuar viktimën dhe fatkeqësisht kemi dy viktima. 35-vjeçarja ishte shtatzënë dhe pritej të lindte sot. Kur themi kanë dështuar institucionet, vet spitali, që ka qenë në dijeni të urdhrit të mbrojtjes, por s’kanë arritur të mbrojnë. Vajza kishte dalë për të blerë disa ushqime, me t’u kthyer e ka pritur vrasësi. Ky i fundit ndodhet në arrati. Policia ka bërë njoftimet e mjaftueshme në opinion. Deri më tani s’kemi arrestimin e tij. Janë bërë të ditura targa e makinave. Sot në Prishtinë do të protestohet. Protesta do të fillojë orën 16:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Kemi dy viktima. Ka vend për kritika edhe për mos reagimin e stafit mjekësor, të paktën të shpëtohej bebja.
Personi në fjalë s’ka qenë i dhunshëm, dhe s’ka proces me aktakuza. I vetmi proces ka qenë konflikti me bashkëshorten, ku në gusht është dhënë urdhër mbrojtje. S’ka detaje si e siguroi armën. Familjarët e tij janë mbyllur. Motra e viktimës ka thënë që nëna e Sokolit kanë qëndruar në klinike dhe kanë tentuar ta bindin viktimën të rikthehet në martesë dhe të mos divorcohet, por kjo e fundit s’ka pranuar duke vazhduar më tej procesin e divorcit. Arma mund të jetë pa leje. Sipas rrethanave z.Halili nuk është ndonjë person që është cak i sulmeve që duhet të vetëmbrohet. Gjatë konflikteve që kishte me bashkëshorten ka qenë i dhunshëm dhe ka përdorur armë të ftohta ndaj saj. Këtu ka dështuar edhe shteti. Publiku kërkon që dënimi të jetë rigoroz, dhe vendimi që jepet në fillim të mos arsyetohet. Vetëm në 2022 kemi tre raste të vrasjeve makabre të grave në Kosovë. Kosova po përmbyll një vit makabër sa i përket viktimave. Kërkohet dorëheqja e drejtuesve të qendrës gjinekologjike.
Të gjithë po pyesin përse s’kemi pasur intervenim. Në aspektin moral mund të shpëtohej bebja, por në aspektin ligjor s’mund të bëhej, sepse nuk mund të preket viktima. Aspekti ligjor e ndalon të preket viktima, prandaj ka qenë trupi i saj i vendosur për një orë e gjysmë në oborrin e klinikës. Brenda klinikës kemi pasur roje. Këtu ka dështuar sistemi i sigurisë sepse s’ka kontrolle. Mund të futet çdo kush. Siç e pamë mund të futesh me armë dhe të kryesh aktin! Viktima ka qenë me një shoqe, që ishte shtatzënë dhe po trajtohet sepse ka pësuar traumë. Ka kamera. Ka mundur edhe të parandalohej. Policia ndodhet pak metra larg klinikës, dhe ka pasur mundësi të ndërhynte. Lutja e vetme e viktimës ka qenë që të mos qëllohej për hir të fëmijës. Nga rrethanat shihet që vrasja ka qenë e paramenduar”.
Duke folur mbi protestën e sotme, Zhitia shprehet:
Shpresojmë shumë që kjo protestë të jetë masive nga të gjitha shtresat, qoftë nga institucionet, qoftë nga shoqëria e gjerë. Jemi një shoqëri kaotike. Duhet të punojnë të gjitha mekanizmat së bashku, duke filluar nga institucionet dhe pastaj ne mediat. Duhet një zinxhir bashkëpunimi që të mos kemi akte të tilla mizore”.



