Dolli dhe vallëzim me nusen, Putin merr pjesë në dasmën shefes së diplomacisë austriake (VIDEO)

Dolli dhe vallëzim me nusen, Putin merr pjesë në dasmën shefes së diplomacisë austriake (VIDEO)

Vladimir Putin pati rastin t’i nxirrte në pak aftësitë e tij në gjuhët e huaja dhe në pistën e kërcimit, gjatë dasmës së ministres së Jashtme të Austrisë. Putin mbërriti me një tufë lule në dorë dhe më vonë gjatë ceremonisë kërceu me nusen, Karin Kneissl. E veshur me konstumin tradicional, ministrja Kneissl, 53 vjeçe, u martua me biznesmenin Ëolfgang Meilinger, 54 vjeç, të shtunën, në një ceremoni në qytetin piktoresk Gamlitz.  

Presidenti rus ngriti një dolli dhe mbajti një fjalim të shkurtër urimi në gjermanisht. Madje ai bëri edhe disa shaka me të pranishmit si dhe shtoi se nusja e pëlqente kulturën ruse, prandaj ai i kishte sjellë një pjesë të saj me vete. Kori Kuban Cossack, që Putin kishte sjellë me vete, dhe që performoi në gjermanisht dhe rusisht, nuk ishte e vetmja dhuratë për çiftin. Putin u dhuroi atyre një pikturë peizazh, një dybek antik dhe një samovar, enë që rusët e përdorin tradicionalisht për të bërë çaj.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy