
Analisti Ben Andoni komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV shkarkimin e Belinda Balluku nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres, si dhe rokadën në kabinetin qeverisës të Edi Rama.
Andoni u shpreh se kjo është pasojë e mungesës së transparencës, që sipas tij është simbolikë e mënyrës së drejtimit të qeverisjes nga Rama në mandatet e fundit.
Ai theksoi se ndryshime të tilla janë më tepër rezultat i presionit të madh të sistemit të drejtësisë, veçanërisht strukturave që merren me luftën kundër korrupsionit, sesa ndryshime të diktuara nga realiteti politik apo administrativ.
Mungesa e transparencës është nje lloj simbolike e drejtimit të z.Rama ne mandatin e trete dhe atë te katër, ku ai tashmë po plotëson vitin e pare, me dy qeveri.
Në këtë sens, mendoj se mungesa e transparencës që është fare e zakonshme per ekzekutivin e tij, shoqërojë dhe ndryshimet që u bënë që janë thjesht ndikime të presonit shume të madh të sistemit të drejtësisë, sidomos strukturës qe merret me korrupsionin, sesa realisht ndryshime të diktuara nga realiteti.
Në këtë rast, argumentoj se koha në dispozicion nuk ka qenë e mjaftueshme për të gjykuar performancën e drejtuesve të dikastereve.
U duhej dhënë e kohë e mjaftueshme brenda një viti kalendarik dhe me pas te vendosjen, kuptohet se këtu është presionit të madh i sistemit te drejtësisë, me këtë më shumë tregoj paaftësinë e drejtimit dhe përballjes me situatat të ekzekutivit të ri të qeverisë Ramma se sa realisht një veprim i duhur për vendin tonë.
Situata tregon më shumë vështirësi në drejtimin dhe përballjen me presionin institucional nga ana e ekzekutivit të ri, sesa një vendimmarrje të mirëpeshuar dhe të domosdoshme për vendin.



