Ish-trajner dhe mësues futbolli tani zv.president, Walz: Trump s’di t’i shërbejë kombit

Ish-trajner dhe mësues futbolli tani zv.president, Walz: Trump s’di t’i shërbejë kombit

Kandidatja për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka prezantuar mbrëmjen e djeshme (7 gusht) të zgjedhurin e saj për zëvendëspresident, guvernatorin e Minesotës, Tim Walsh.

“I zgjedhuri” i Kamala Harris për nominimin e zëvendëspresidentit Tim Walsh, bëri paraqitjen e tij të parë së bashku me kandidaten për nominimin demokrat, ku hodhi shigjetat kundër ish-presidentit Donald Trump, duke e cilësuar si të paaftë për t'i shërbyer vendit.

Ai nuk e ka idenë se çfarë është t'i shërbesh (kombit). Ai nuk ka kohë për këtë, ai është shumë i zënë duke i shërbyer interesave të tij”, tha Walsh.

Në fjalën e saj, Harris nuk nguroi të shprehte krenarinë për zgjedhjen e Walz si zëvendëspresident të të Shtëpisë së Bardhë nëse ajo fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Si guvernator, trajner, mësues dhe veteran ka siguruar familje të punës si të tijat. Është e mrekullueshme ta kesh atë në ekip”, tha Harris.

Kush është Tim Walz?

Në të 60-at e tij, Walz ka mbajtur shumë poste si ish-mësues, ish trajner dhe veteran ushtarak përpara se të vendoste përfundimisht të hynte në politikë.

Lindur në West Point, Nebraska, një komunitet prej rreth 3,500 banorësh në veriperëndim të Omaha, Walz iu bashkua Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe u bë mësues në Nebraska.

Ai u shpërngul me gruan e tij në Mankato në Minesotën jugore në vitet 1990. Atje ai dha mësime sociale dhe stërviti futbollin shkollor, duke përfshirë ekipin e vitit 1999 që fitoi kampionatin e parë të shkollës.

Ai shërbeu 24 vjet në Gardën Kombëtare të Ushtrisë përpara se të tërhiqej nga një batalion i artilerisë fushore në 2005 si rreshter komandues major, një nga gradat më të larta të Ushtrisë.

Në garën e tij të parë për Kongresin në vitin 2006, Waltz mundi një republikan me gjashtë mandate. Walz shfrytëzoi zemërimin e votuesve ndaj presidentit të atëhershëm George W. Bush dhe luftës në Irak.

Gjatë gjashtë mandateve në Dhomën e SHBA-së ai mbrojti çështjet e veteranëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy