Skhul 5, një kafkë e gjetur në Izraelin verior, është identifikuar si njeriu më i vjetër i mundshëm i zbuluar në botë.
Pas rindërtimit mjekoligjor të fytyrës, tani mund të shohim se si mund të dukej 120 mijë vjet më parë, fytyra e njeriut më të vjetër në botë.
Eksperti brazilian i grafikës Cicero Moraes përdori skanimin 3D të kafkës dhe teknikën e deformimit anatomik për të krijuar përafrimin e fytyrës.
Edhe pse rikonstruksioni është objektiv dhe bardh e zi, janë shtuar elemente subjektive si ngjyra e syve dhe e flokëve.
Individi, i quajtur Skhul V, konsiderohet të jetë një homo sapiens i hershëm, por pyetja se kush ishte njeriu i parë është e diskutueshme.
Puna e Moraes ka dhënë një pasqyrë të mëtejshme në historinë e evolucionit njerëzor dhe është botuar në revistën e grafikës kompjuterike 3D OrtogOnLineMag.
Burri mendohet të ketë qenë në të 30-at dhe 40-at kur ka vdekur. Kafka e tij u gjet në vitin 1932 në shpellën Skhul pranë malit Carmel, Izrael, së bashku me disa trupa të tjerë prehistorikë.



