Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Takimi, i cili zgjati rreth 45 minuta u zhvillua në kryesinë e Kuvendit dhe vjen para seancës plenare dhe pas takimeve intensive të një dite me parë.
Ditën e sotme do të zhvillohet edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Një ditë më parë, kreu i Kuvendit thirri të gjitha partitë në një tryezë të përbashkët, e cila u refuzua nga opozita.



