SHBA i anulon Kosovës tetë programe në Qendrën Marshall në Gjermani

SHBA i anulon Kosovës tetë programe në Qendrën Marshall në Gjermani

SHBA-të i anulojnë Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë ‘George C. Marshall’ në Gjermani. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Zëri”, e cila i referohet edhe një konfirmimi nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Ambasada e SHBA-ve mund të konfirmojë se ftesat për pjesëmarrësit nga Kosova në tetë programe që fillojnë në mars dhe zgjasin deri në shtator janë anuluar. Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë Gerorge C. Marshall adreson sfida të sigurisë transnacionale dhe rajonale. Këto do të përfshihen në këto seminare/programe”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Amerikës për gazetën.

Vendimi vjen pas kërkesës së përsëritur të SHBA-ve për anulimin e taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, e cila nuk është marrë parasysh nga qeveria “Haradinaj”.

Sërish sipas “Zërit”, ky qëndrim i kryeministrit është bërë shkak që kryeministrit Haradinaj t’i refuzohet edhe viza amerikane për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit javë më parë në Uashignton.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy