Presidenca e BE dhe PE, kanë arritur një marrëveshje për Planin e Rritjes ekonomike për Ballkanin.
Marrëveshja e përkohshme është për krijimin e një Lehtësie për Reformat dhe Rritjen Ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi do të jepen për partnerët e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e Instrumentit ekzistues për Asistencën e Para Aderimit , duke rritur kështu në mënyrë të ndjeshme ndihmën financiare për rajonin tone.
Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola shkroi në rrjetin social X se zgjerimi është mjeti më i fortë gjeopolitik i BE-së dhe investimi prej 6 miliardë eurosh në rajonin e Ballkanit Perëndimor do ta ndihmojë këtë rajon që të jetë gati me tregun e përbashkët përpara anëtarësimit.
Lajmin e ka mirëpritur edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor u prezantua nga Komisioni Europian më 8 nëntor të vitit të shkuar dhe Shqipëria pritet të përfitojë nga ky plan 1 miliardë € financim.



