Ndryshimet në Kodin Penal, Çipa: Këmbëngulje e Ramës për të kriminalizuar shpifjen

Ndryshimet në Kodin Penal, Çipa: Këmbëngulje e Ramës për të kriminalizuar shpifjen

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, i cilëson ndryshimet e fundit në Kodin Penal, të cilat prekin mediat dhe gazetarët, si këmbëngulje te qeverisë për të kriminalizuar shpifjen dhe fyerjen. Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, i pyetur në lidhje me draftin e ri të Kodit Penal, detaje të të cilit dolën në media një ditë më parë, Çipa tha se kjo është hera e pestë që bëhet një amendim i kësaj natyre në ligj. Prandaj, sipas tij, edhe për shkak se lidhur me këto ndryshime nuk ka pasur konsultime me grupet e interesit, fati i  këtij drafti duhet ndjekur me vëmendje nga komuniteti i gazetarëve.

Nuk jam njohur zyrtarisht dhe këtu flas në emrin e unionit. Në dijeninë time, asnjë nga organizatat e gazetarëve apo subjektet redaksionale që merren me çështjet e përmirësimeve ligjore në realitetin mediatik të vendit, nuk ka një konfirmim zyrtar. Bëhet fjalë për një material që ka rrjedhur, siç thotë Ministria e Drejtësisë, nga grupi i i punës. Fakti që grupet e interesit, ku përfshihen edhe organizatat e gazetarëve, nuk janë në dijeni për një nismë të tillë është befasues dhe meriton syçelktësi nga komuniteti ynë. Kjo është tendencë e shumicës politike në qeverisje për të rikthyer një lloj kapriçioje që mesa duket po investon një konsistencë. Në periudhën qeverisëse të Ramës është rasti i pestë i një amendimi ligjor për kalim nga praktikat e dekriminalizimit të shpifjes dhe fyerjes te kriminalizimi i saj. Pra, në rast të prekjes së një politikani që pretendon se i është cenuar imazhi, do të kemi proces gjyqësor që shkon në gjykatë penale, jo në civile. Në këtë material parashihen penalitete që thyejnë çdo normë të proporcionalitetit me mundësitë financiare që kanë gazetarët në mediat shqiptare”, tha ai.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy