Përcaktimi i një date për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian duket se do t’i shkaktojë shumë dhimbje koke Qeverisë sa i përket çështjes së pronave.
Sipas planeve të vetë qeverisë, procesi i dixhitalizimit të pasurive duhet të përfundojë në vitin 2030, por sipas Eurodeputetit Fredi Beleri, ky kufi kohor është afruar për Shqipërinë në vitin 2027.
Lidhur me këtë ish zëvendëskryeregjistruesi, apo numrin dy të Hipotekave, Flamur Çollaku në MCN Economy u shpreh se nuk është i realizuar dixhitalizimi i plotë dhe ai që është nuk është i saktë për të kryer shërbime bashkëkohore.
Ai tha se afati 2030 është shumë larg dhe se ai duhet të kishte përfunduar pasi fondet kanë shkuar dhe janë konsumuar. Sipas tij mënyra e aplikimit në e-albania është i vështirë për qytetarët, ndërsa theksoi se Tirana ka 500 aplikime në ditë dhe as 200 nuk kthehen.
Nuk është i realizuar dixhitalizimi i plotë dhe ai që është nuk është i saktë për të kryer shërbime bashkëkohore sepse dixhitalizimi ka filluar por problemi është se mënyra se si është dixhitalizuar dokumentacioni duhet përshtatur.
Pastaj programet janë të vështirë për qytetarët, mënyra e aplikimit në e-albania është i vështirë për ta, kanë nxjerr pengesa të jashtëzakonshme.
Nga një informacion që kam 500 aplikime bëhen te Tirana në ditë dhe as 200 përgjigje nuk kthehen dhe kjo mënyrë aplikimi ka dështimet e veta që duhet të ishin bërë më parë.
Te e-albania ka një faqe për bizneset por pak më të favorshëm sot për sot janë noterët. Dixhitalizimi donte kohën e vetë dhe fondet në dispozicion, personelin e specializuar për këtë punë.
Në fakt ata duhet ta kishin përfunduar sepse fondet kanë shkuar dhe janë konsumuar, por ajo që këta po bëjnë janë duke i marrë paratë qytetarët në mënyrë të tërthortë.
Më tej ai shtoi se akoma nuk janë dixhitalizuar hartat dhe kjo është skandaloze, ndërsa theksoi se ka kosto e lartë krijimi i një zone kadastrale. Sipas tij kadastra s’ka kapacitete për të mbuluar shërbimet dhe se Qeveria duhet të japë llogari pse nuk ka përfunduar dixhitalizimi.
Afati i komisionit të ligjit të pronave është deri në fund të dhjetor 2024 dhe prandaj këta shohin çfarë do bëjnë, por këta duhet të shohin çfarë kanë bërë. Premtime mund të bëjmë shumë por me këto ritme nuk ka për tu arritur.
Afati deri 2028 i parealizuar, ai mund të realizohet por ka një mënyrë realizimi jo duke bërë tendera. E lidh me tendera se vetë kadastra si ka kapacitetet për ta bërë këtë punë, vetë zyra s'ka për ti bërë asnjëherë shërbimet me qytetarin.
I gjithë problemi qëndron te organizimi dhe jo stafi. Qeveria duhet të japë llogari për mos përfundimin e dixhitalizimit.



