Rrugorja bën bilancin gjatë 1 jave/ 27. 558 gjoba dhe 38 shoferë të arrestuar

Rrugorja bën bilancin gjatë 1 jave/ 27. 558 gjoba dhe 38 shoferë të arrestuar

Përgjatë një jave, 27 mijë e 558 drejtues janë gjobitur nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Drupal Ad

Nga shpejtësia tej normave, përdorimi i celularit në timon, parakalimi i gabuar janë disa prej shkeljeve.

Konkretisht gjobat janë vendosur si më poshtë për secilën shkelje.

7098 për shpejtësi tej normave të lejuara;          

1234  për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

1456 për mospërdorim të rripit të sigurimit; 

3434 për parakalime të gabuara;

387 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

226 për manovra të rrezikshme në rrugë;

289  për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;

11345 për parkim të gabuar;

2089 për shkelje të tjera.

Ndërkohë, janë pezulluar 145 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, nga këta për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Nisur nga fluksi i lëvizjeve, veçanërisht në zonat bregdetare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, janë shtuar patrullat e lëvizshme, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy