3 javë pas stuhisë vdekjeprurëse Daniel, Greqia po përballet sërish me përmbytjet që shkaktuan shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë qendrën e vendit.
Që nga mbrëmja e së mërkurës, një stuhi e re e quajtur Elias ka prekur kryesisht qytetin e Volos, Magnezisë, ishullin Eubea dhe departamentin e Fthiotidës, duke çuar në përmbytje të përrenjve, rrëshqitje të dheut, çarje digash, përmbytje të rrugëve dhe shtëpive.
Më shumë se 250 njerëz janë shpëtuar që nga e mërkura nga zjarrfikësit, të mbështetur nga ushtria, të cilët përdorin varka dhe automjete speciale për të hyrë në zonat e prekura.
Për shkak të motit të keq, një helikopter privat u rrëzua të enjten në ishullin Eubea, ndërkohë që vijojnë kërkimet jpër të gjetur pasagjerët.
Pjesa më e madhe e Volosit është pa energji elektrike.



