Zgjedhjet në Gjirokastër, Shehaj: Brezi i ri do i bashkojë demokratët, jam në kushte të barabarta me Sinën

Zgjedhjet në Gjirokastër, Shehaj: Brezi i ri do i bashkojë demokratët, jam në kushte të barabarta me Sinën

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, organizon ditën e sotme zgjedhjet për kryetar në 18 degë të PD. Në studion e lajmeve në MCN Tv nëpërmjet një lidhje Skype ka folur kandidati për kreun e PD-së në Gjirokastër, Eri Shehaj.

Eri Shehaj tha se procesi në degën i Gjirokastërs po vijon i qetë dhe sipas tij pjesëmarrja është e lartë dhe pritet që të rritet sërish.  Shehaj tha se futja e brezit të ri do i bashkojë kandidatët.

Procesi është i qetë, demokratët po vazhdojnë të votojnë. Është pjesëmarrje shumë e lartë, pritet akoma të vijnë. Ne në Gjirokastër nuk kemi pasur probleme të ndarje, mendoj se i bashkon demokratët. Futja e brezit të ri besoj se do t’i bashkojë të gjithë demokratët.

Përsa i përket mos rikandidimit të Dasho Alikos, Shehaj tha se ishte një zgjedhje personale.

Zgjedhje e Alikos për moskandidimin, nuk e pa të mundur të kandidonte.

Përsa i përket garës me kandidatin Daniel Sino, Shehaj tha se të dy ata vijnë nga forum rinor i PD dhe se janë në kushte të barabarta.

Të dy kandidatët vijmë nga forumi rinor. Mendoj se jemi në kushte të barabarta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy