Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një qendër për rehabilitimin nga droga në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Mediat lokale raportojnë për katër të lënduar, të cilët janë çuar në spital me plagë të rënda.
Zjarri që ra në orët e para të së premtes është vënë nën kontroll.
Shkaqt mbeten ende të panjohura, policia ka nisur hetimet.



