Prokuroria Elbasan në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Policisë Elbasan, mëngjesin e sotëm në zonën e quajtur ish-Konservim, pranë stadiumit “Elbasan Arena” kanë lokalizuar një automjet tip Fuoristradë, nga ku do të kryhej një atentat.
Policia ka rrethuar automjetin dhe ka gjetur brenda tij dy kallashnikovë, dhjetëra fishekë dhe një shishe me lëndë plasëse, raporton korrespondenti i MCN Tv në Elbasan.
Atentati mafioz do të kryhej nga dy persona që dyshohet të jenë vrasës me pagesë dhe ishin kontaktuar nga një grup kriminal. Zona ku është gjetur automjeti është pranë banesës së Erion Alibej, ky i fundit i arrestuar si porositës i disa vrasjeve në Elbasan.
Dyshohet se atentati i dështuar do të kryhej në qytetin e Elbasanit dhe po punohet për identifikimin e personave që ishin nën shënjestër.



