Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini do të raportojë para ministrave të jashtëm të Evropës mbi udhëtimin në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Gazeta “Euroactive”, duke u ndalur tek vizita në Shqipëri e vë theksin tek bojkoti i opozitës për të cilën thotë se pengon procesin e vetingut.



