
Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare disa ditore në komunat e banuara nga arbëreshët në Kalabri.
Duke ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, Meta shprehet i nderuar nga mikpritja e ngrohtë e arbëreshëve.
I lumtur që ndodhem sot në qytezën e bukur të Civita, ku fryma e atdhedashurisë dhe krenaria për historinë, traditën, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare ruhen ende të gjalla si në Motin e Madh të Kryeheroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeut.



