Skavica, Gjika: Vendimi i Kushtetueses, i padrejtë. Duhej shfuqizuar ligji

Skavica, Gjika: Vendimi i Kushtetueses, i padrejtë. Duhej shfuqizuar ligji

Gjykata Kushtetuese në janar të këtij viti konstatoi se në ligjin për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës është shkelur e drejta për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, e garantuar nga Kushtetuta. Por Kushtetuesja nuk hodhi poshtë ligjin në fjalë.

Në studion e MCN Economy, Ferzileta Gjika, aktiviste, tha se vendimi është i padrejtë përsa kohë nuk është shfuqizuar ligji.

Vendimi është i padrejtë. Kostoja e gjithë kësaj faze bie mbi qytetarët. Vendimi paragjykon fazën e dyte. I hap rrugë ndërtimit të fazës së dytë, pasi gjykata nuk ka rrëzuar ligjin që specifikon fillimin e punimeve për fazën e dytë. Duhej shfuqizuar ligji. Kërkesa jonë kjo ishte.

Dibranët janë rritur me bujqësi e blegtori.

Këto zona përmbyten. Ka humbje të pasurisë kulturore, cenohet identiteti kombëtar. Janë mbi 35 fshatra që mbulohen me ujë. Janë me mijëra banorë që rrezikojnë këtë lloj zhvendosjeje.

Gjika tha më tej se çështja është dërguar në Konventën e Bernës dhe pritet përgjigje.

E kemi dërguar çështjen në Konventën e Bernës, do të zhvillohet brenda këtij muaji një takim për këtë çështje. Presim konfirmim, pasi kryeministria i ka dërguar materialet në janar.

Kompanisë Bechtel i kemi dërguar disa herë kërkesa, por nuk është përgjigjur.

Kostoja e ndërtimit të HEC ka shkuar dyfish. Praktikat e Bechtel janë të tilla që shkojnë gjithmonë dyfish. Bechtel kërkon vende si Shqipëria ku e ka të lehtë të manovrojë e të mashtrojë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy