SHBA heq mbajtjen e maskës në avionë dhe trena

SHBA heq mbajtjen e maskës në avionë dhe trena

Administrata amerikane e Presidentit Joe Biden, heq mbajtjen e detyrueshme të maskës anti-Covid, në mjetet e transportit publik.

Një masë e tillë e lehtësuar vjen pas vendimit të gjykatëses federale të Florida, Kathryn Kimball Mizelle, e cili e shpalli të paligjshëm vendimin e autoriteteve amerikane, për mbajtjen e maskës me detyrim për dy javë të tjera, në avionë, trena dhe mjete të tjera të transportit publik.

Autoritetet amerikane zgjatën pesë herë me radhë, afatin për mbajtjen e maskës me detyrim, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga linjat ajrore dhe zyrtarë të tjerë të industrisë së udhëtimeve për të lehtësuar kufizimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy